Politikë

KQZ-partive: Sillni listat me kandidatët për deputet para 8 marsit, mos e lini në moment të fundit

KQZ-partive: Sillni listat me kandidatët për deputet para 8 marsit,

Partitë duhet të dorëzojnë brenda afateve dhe të mos lënë për në momentin e fundit dorëzimin e listës zyrtare të kandidatëve.

Kjo është thirrja që bën kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Nga Twitteri, kreu i KQZ kujton se 8 marsi është afati i fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në çdo qark.

Ilirjan Celibashi:

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”.

KQZ-partive: Sillni listat me kandidatët për deputet para 8 marsit,

*Tiranapost.al.