Politikë

KQZ merr 2.42 miliardë lekë për identifikimin biometrik në zgjedhje

KQZ merr 2.42 miliardë lekë për identifikimin biometrik në

Kuvendi miratoi sot aktin normativ, duke i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një shumë prej 2.42 miliardë lekësh për identifikimin biometrik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Më herët KQZ ka deklauar se ishte e pamundur të përballohej nga buxheti aktual i KQZ vendosja në praktikë e kësaj teknologjie.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj deklaruan pas miratimit të aktit normativ, se nuk ndikon në parametrat makro, në borxh apo në deficit dhe mbështetet mbi pritshmëritë e vitit 2021, që do të realizohen nga të ardhurat e tatueshme. Akti Normativ mori 83 vota pro, 13 vota kundër dhe 3 që abstenuan.

Ndërkaq, Kuvendi votoi me 77 vota zgjedhjen e Leka Bungos për në krye të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Ai kandidonte me Gaspër Markun.

*Tiranapost.al.