Politikë

Kompania që do printojë fletët e votimit: Mision i pamundur t’i dorëzojmë brenda 12-22 Prillit

Kompania që do printojë fletët e votimit: Mision i pamundur

Kompania sllovene e cilat do të printojë fletët e votimit për 25 Prillit, thotë se është e pamundur që fletët të jenë gati deri me 25 Prill.

Përmes një letre të dërguar për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kompania CETIS thotë se ka disa limite lidhur me procesin që do kryejnë, dhe se kanë marrë informacionet edhe lidhur me problemet që mund të shkaktojë fleta e re e votimit.

Kompana thotë se për të printuar 3.6 milionë fletë votimimi do duhen afërsisht 14 ditë, por me përmasat e reja do të kërkojë 20 ditë, shtuar dhe 2 ditë për t’i dorëzuar KQZ-së numrin total. Vetëm për fletën e votimit në Tiranë, që ka dhe listën më të gjatë të kandidatëve, CETIS thotë se duhen dy javë.

'Të gjitha faktet e shkruara në paragrafin e mësipërm tregojnë një konkluzion të pamohueshëm fatkeqësisht. Duket se realizimi në mënyrë të sukseshme dhe të sigurtë i dorëzimit të fletëve të votimit për 10 ditë në periudhën nga 12-22 Prill do të bëhej mision i pamundur', thuhet në letër.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë, ndërkohë që fleta përfundimtare e votimit ende nuk është miratuar. Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot nëse fleta do ketë emra apo kandidatë me numër në vend të emrit.

Letra e siguruar nga News 24:

Kompania që do printojë fletët e votimit: Mision i pamundur

Kompania që do printojë fletët e votimit: Mision i pamundur

Letra e plotë:

Sa i përket letrës tuaj të datës 2 shkurt 2021 ne po i përgjigjemi pyetjes në lidhje me mundësinë e ekzekutimit në mënyrë të sukseshme të printimit dhe dorëzimit të fletëve të votimit në kohë për zgjedhjet e 25 Prillit.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për disa kufizime teknike me të cilat çdo kompani printi përballet në projekte siç janë zgjedhjet. Pasi morëm të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me numrin e qëndrave të votimit me të gjitha dizanjet dhe formatet e fletës së votimit ekziston një kohë e caktuar e nevojshme për përgatitjen e dizanjit përfundimtarë të fletës për tu konfirmuar nga KQZ e Shqipërisë dhe për të marr lejen dhe për të nisur prodhimin.

Pas konfirmimit të dodjesve të përgatitura nga ne sërish nevojitet kohë për të përgatitur makineritë e printimit në mënyrë qëtë printojmë fletë e votimit në përputhje me dosjet e konfirmuara. Këto procese zakonisht marrin 1 ditë punë.

Pasi të bëhet gjithçka dhe të nisë prodhimi, realizimi i fletëve të votimit merr kohë dhe kjo varion nga projekti në projekt. Printimi i 3.6 milion fletëve do të merrte 14 ditë, mund të shtohen tre apo 4 ditë në varësi të vështirësive dhe çështjeve të paparashikuara teknike.

Pasi të prodhohen do të përfshihet paketimi dhe logjistika e transportit në një kohë të vështirë pandemie kur gjërat në të gjithë botën po ndryshojnë shpejt, duhet të marrim në konsideratë të gjitha cështjet me testimin e shoferëve. Siç është marrja e lejeve dhe hyrja në vendet e huaja. Kjo çon në konkluzionin se do të duheshin më shumë se 20 ditë për të ekzekutuar në mënyrë të sigurtë dhe të sukseshme zgjedhjet e këtij viti.

Të gjitha faktet e shkruara në paragrafin e mësipërm tregojnë një konkluzion të pamohueshëm fatkeqësisht. Duket se realizimi në mënyrë të sukseshme dhe të sigurtë i dorëzimit të fletëve të votimit për 10 ditë në periudhën nga 12-22 Prill do të ishte mision i pamundur.

*Tiranapost.al.