Politikë

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Ndjekja penale e atyre që blenë vota kusht për negociatat

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratur rezolutën për progresin e Shqipërisë drejt BE, ku mes të tjerash shkruhet se Brukseli mirëpret konsensusin e 5 Qershorit për reformimin e Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, Komisioni nënvizon faktin se mbeten shqetësim akuzat për blerje të votave dhe për pasojë ka vendosur kusht për Shqipërinë që të ndjekë penalisht ata që kryejnë aktin e blerjes së votës, në mënyrë që të avancojë në negociatat për anëtarësim në BE.

PE gjithashtu rekomandon zbatimin e të gjithë rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe ngre çështjen e pastrimit të parava si diçka që mbetet problematike në vendin tonë.

Disa nga pikat e miratuara të Rezolutës:

Ngre shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020;

Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE / ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në Tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar;

Nënvizon problemet në lidhje me pastrimin e parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme.

Inkurajon zbatimin e plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 Qershorit 2020 për të paketen anti shpifje; Shpreh në mënyrë të përsëritur shqetësimin rreth masave të propozuara fillimisht nën të ashtuquajturën ‘paketë anti-shpifje’ dhe vëren se çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar se zërat dhe mendimet e shoqërisë civile, medias dhe gazetarëve të dëgjohen me qëllim të përmirësimit të lirisë së medias dhe mjedisit të punës së gazetarëve të pavarur.

Tiranapost.al