Politikë

Kodi Zgjedhor në Venecia/ Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ballës: Reflektoni dhe thellohuni deri të enjten!

Kodi Zgjedhor në Venecia/ Zëdhënësi i Metës i

Ka reaguar zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi pasi kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot se Venecia i ka përcaktuar e zezë mbi të bardhë që i takon parlamenteve të vendeve anëtare të përcaktojnë rregullat. Çështja lidhet me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku presidenti Meta me kërkesë të opozitës i ka drejtuar një kërkesë Venecias për opinion lidhur me këto ndryshime. Kryeministri ndërkohë paralajmëroi dje se nuk do të pritet opinionin i Venecias, dhe se kodi do kalojë sërish pa u ndryshuar.

Tedi Blushu shkruan në Facebook:

Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten!
Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës!
Dëgjojeni edhe ju!
Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë

Tedi Blushi ka nxjerrë një status të eurodeputetit Michael Gahler i cili i bën thirrje të rikonsiderohen këto ndryshime.

Kodi Zgjedhor në Venecia/ Zëdhënësi i Metës i

Më herët Taulant Balla tha:

Vetë Venecia ka përcaktuar e zezë mbi të bardhë që i takon parlamenteve të vendeve anëtare të përcaktojnë rregullat. Mund t’i drejtoheni website të Venecias, ku do të gjeni një sërë konsolidimesh për këtë. Kuvendi i Shqipërisë ka respektuar tërësisht Kushtetutën dhe të gjitha aktet e tjera rregullatorë.

Kemi të bëjmë me një legjislacion demokratik dhe që garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Ndryshimet në kodin zgjedhor kanë sot dakordësinë më të madhe të kërkuar nga Kushtetuta. Edhe brenda opozitës parlamentare, shumica e tyre kanë votuar në favor. Ndoshta Presidenti nuk e ka marrë vesh akoma që Kushtetuta ka hyrë në fuqi prej 20 gushtit.