Politikë

“Kërkoni falje për mëkatet tuaja!”, Polonia kërcënon Ukrainën

“Kërkoni falje për mëkatet tuaja!”, Polonia

Varshava i është dhënë një ultimatum tronditës Kievit.

Polonia kërkon që Ukraina të kërkojë falje për mëkatet e kryera në të kaluarën dhe këtu përfshihen masakrat që kulmuan në verën e vitit 1943, por që zgjatën deri në vitin 1945, ku u vranë rreth 100,000 polakë, ose përndryshe do të pengojnë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Në Kiev janë shokuar nga kjo kërkesë pasi Polonia ka qenë një aleate besnike e Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në shkurt 2022, por tani po shndërrohet në një kërcënim për ëndrrën europiane.

Mesazhi i Varshavës është përcjellë në Kiev nga ministri i Jashtëm polak Radoslav Sikorski, i cili u ndal për një vizitë treditore në Ukrainë.

Masakra e Volhynia ishte një akt gjenocidi nga nacionalistët ukrainas gjatë Luftës së Dytë Botërore mbi banorët polakë të rajonit që tani ndodhet në Ukrainën perëndimore.

Çështja mbetet një mollë sherri midis Varshavës dhe Kievit, pasi Ukraina refuzon të lejojë zhvarrosjen e viktimave ndërsa përdor nxitësit dhe autorët e saj si ikona kombëtare që synojnë të frymëzojnë ushtarët e saj në luftën kundër pushtuesve rusë.