Politikë

Ka çuna problematik, por kur të bëhet populli dhe presidenti problematik?! Meta nga Kavaja

Ka çuna problematik, por kur të bëhet populli dhe presidenti

Presidenti Ilir Meta së bashku me zëdhënësin e tij Tedi Blushi kanë shkuar në zyrën elektorale të PD, ku pak orë më parë një simpatizant i kësaj force politike është qëlluar me armë nga një person me precedent penal.

Meta përkrah kandidates të PD, Grida Duma ka thënë se ngjarja nuk ka pasur “motive të dobëta” siç ishte specifikuar në deklaratën e Policisë, por ka qenë e prapavijë politike. Me tone të ashpra, të cilat e kanë karakterizuar përgjatë kësaj fushate zgjedhore, Meta ka paralajmëruar që të mos ketë përdorim nga “çuna problematikë”, pasi “populli dhe vetë presidenti do të bëhen të tillë.

Deklarata e Metës nga Kavaja:

Thirri mendjes para se të jetë vonë, boll e shkele Kodin Zgjedhor, ti që dhunove marrëveshjen e 5 qershorit, mos kujto se Kavaja trembez. Ju përshëndes për fushatën e qetë dhe civile dhe vazhdoni në këtë mënyrë, ftoj qytetarët e Kavajës që të ruajnë qetësinë, Policia t’i lërë motivet e dobëta, Ardi Veliu lëri këto motivet e dobëta, është serioze tani nuk ka shaka, dhe ata që janë në kërkim mos i lini që të bredhin se do ketë veprime spektakolare që nuk ua pret mendja... se ka çuna problematik, po kur të bëhet populli dhe presidenti problematik, pastaj... Reflekto dhe shko te SPAK dhe rrëfehu vetë (duke iu drejtuar Ramës).

Tiranapost.al