Politikë

Josep Borrell: Sot duhet të nisnim negociatat me Shqipërinë. Nuk është një ditë mirë

Josep Borrell: Sot duhet të nisnim negociatat me Shqipërinë. Nuk

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se sot duhet të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe e cilësoi si një ditë jo të mirë pasi nuk dihet se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari.

“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisnim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time. A ka ende shpresë? Nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari. Por duket se nuk po shkon mirë”, tha Josep Borrell.

“Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë”, shtoi Borrell.