Politikë

Jam gati të bashkëpunoj me Bashën pas 25 Prillit, por me një kusht

Jam gati të bashkëpunoj me Bashën pas 25 Prillit, por me një

Kryeministri Rama thotë se do të bashkëpunonte me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 25 Prillit, por me një kusht: Duhet të ndahet qartësisht nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Rama u pyet nga gazetari i Report nëse ky bashkëpunim do të vlente edhe për një bashkëqeverisje të mundshme. Kryeministri nuk u përgjigj konkretisht por tha se PS do fitojë zgjedhjet, do ketë shumicën e deputetëve në parlament dhe se: Në emër të shumicës jam gati të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhphem që të jetë politika në dispozicion të ekonomisë shqiptare dhe asnjë % e fokusuar tek vetja, konfliktet, sherret e idiotësitë.

Nëse me 26 Prill presidenti dorëhiqet, do ishit gati ta zgjidhnit të riun me opozitën apo është shpejt?

Rama: Mbas 25 Prillit dhe 26 Prillit jam gati të bashkëpunoj ngushtësisht me opozitën dhe me Bashën por ka një kusht që duhet të ndahet qartësisht nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Edhe për qeverisje të mundshme?

Rama: Për të transformuar një jetë politike që me konvulsionet e saj është kthyer në stres për shqiptarët.

Bashkëpunim në parlament jo në qeverisje me Bashën?

Rama: Do të thotë një bashkëpunim si në vendet që duam të arrijmë dhe që duam tu ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete se ne do kemi shumicën, nuk do kemi problem të kësaj natyre, por sidoqoftë në emër të shumicës jam gati të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që të jetë politike në dispozicion të ekonomisë shqiptare dhe asnjë % e fokusuar tek vetja, konfliktet, sherret e idiotësitë.

Duhet që Basha ta thotë nëse ndahet prej Berishës dhe Metës.

*Tiranapost.al