Politikë

Ja si përgjigjet Edi Rama për Valdrin Pjetrin, ish kryebashkiaku që kërkon shans të dytë

Ja si përgjigjet Edi Rama për Valdrin Pjetrin, ish kryebashkiaku

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së kryesisë së PS foli për gazetarët dhe tha që PS nuk do t’i japë shans të dytë askujt që e ka vënë partinë në pozitë të vështirë.

“Shanset e dyta jepen në marrëdhënie individuale. Shanse të dyta mund t’i japim njëri-tjetrit kur jemi miq dhe kur për një arsye apo për një tjetër miqësia lëndohet dhe shanset e dyta i jep pastaj Zoti ndërsa Paria Socialiste nuk i jep shans të dytë askujt që e ka vënë në pozitë të vështirë në sytë e njerëzve, duke gënjyer lidhur me një aspekt kaq të rëndësishëm të jetës sonë publike. Kështu që s’ka shanse të dyta për askënd që bën deklaratë të rreme lidhur me jetën, me veprimtarinë, me gjithë ato aspekte që kanë të bëjnë me atë që quhet ligji i pastërtisë së figurës.” tha Rama.