Politikë

Ish oficerët e PD gjëja më e paimagjinueshme, ne s'jemi të ndarë shqiptarë e serbë që të kemi polici paralele

Ish oficerët e PD gjëja më e paimagjinueshme, ne s'jemi

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim dhe ish nr.2 i PD-së e komentoi si të paimagjinueshme strukturën që ka ngritur PD për mbrojtjen e votës, ku pjesë janë ish oficerë, të cilët kryeministri Rama u referohet si paramilitarë.

Jozefina Topalli tha se është gjëja më e paimagjinueshme: 'Ne nuk jemi shqiptarë dhe serbë që të kemi polici paralele'.

Ajo komentoi ngjarjen në Elbasan dhe fajësoi krerët e politikës, Bashën, Ramën Metën.

Jozefina Topalli në News 24: 'Kanë filluar me blerje votash me kërcënime, që shfaq një linjë konflikti që vazhdoi me plagosje dhe përfundoi me gjak në Elbasan. Duke parë edhe se njeriu e bën një analizë, pas 3 dekadash të kemi të vrarë e të plagosur është shumë e rëndë. Jemi në 2021-shin kur bota projekton zhvillimin ekonomik, inteligjencën artificiale, ia ka dalë të krijojë vaksinën në kohë rekord kurse këtu kryetarët e partive shoqërohen me njerëz të fortë, pala tjetër me ish oficerë, gjëja më e paimagjinueshme. Ne nuk jemi të ndarë shqiptarë dhe serbë që të kemi polici paralele. Të gjithë këto përdorin djem e burra të pafajshëm që pasi i përdorin i hedhin sikur të mos kishin ekzistuar. Si ai që ka humbur jetën, si ai baba i 4 fëmjëve që u gjend aty, moralisht është i vdekur edhe ky. Gazment Bardhi duhej të dorëhiqej, se kuptoj si mund të ndodhë të qëndrojë akoma?

*Tiranapost.al.