Politikë

Ish-kandidati i LSI-së për kryetar Bashkie të Kavajës i bashkohet PS: Porti i Durrësit do e kthejë zonën në territor elitar, jam pak xheloz

Ish-kandidati i LSI-së për kryetar Bashkie të Kavajës i

Në zgjedhjet e 2017, Maksim Kona kandidonte për kryetar Bashkie të Kavajës nga radhët e LSI-së, por sot ai ka zgjedhur Partinë Socialiste dhe do votojë për të në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nga Kavaja, Kona tha se vlerëson projektet e qeverisë Rama për 4 vitet e ardhshme, duke përmendur portin e ri të Durrësit.

"Jam pak xheloz që nuk jam pjesë e ekipit te PS, por do t’i lë jashtë xhelozitë e mia personale sepse transformimi i Durrësit siç unë mendoja, është një realitet mbarë kombëtar. Është një realitet që do i japë progres jo vetëm Kavajës dhe zonës, por e kthen zonën tonë në një territor elitar në gjithë Ballkanin".

Ndërsa, Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS-së për Tiranën tha se është krenar për ata që edhe pse kanë pasur mendime ndryshe, i janë bashkuar familjes së Partisë Socialiste.

"Kam mirënjohje dhe për ata si Maksi, që ndoshta në fushatën më përpara kishin mendime ndryshe nga ne, po ja ku janë sot bashke me familjen tonë të madhe sepse të gjithë e dinë që kjo është familja ku dëgjohesh. Kjo është familja ku të mbështesin, kjo është familja ku e ka gjithmonë derën hapur, kjo është familja që nuk mban inat. Kjo është familja që nuk e kthen kokën mbrapa por gjithmonë thotë edhe një. Të gjithë bashkë ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, të ardhmen tonë", përfundoi kryebashkiaku.

*Tiranapost.al.