Politikë

Intervista e Edi Ramës për televizionin francez: Do vazhdojmë përpara me reformën në drejtësi

Intervista e Edi Ramës për televizionin francez: Do vazhdojmë

Në një intervistë për televizionin Francez TV5Monde kryeministri Edi Rama ka folur rreth planeve për mandatin e tretë qeverisë teksa thekson se do ecë përpara me reformën në drejtësi dhe shton se Shqipëria është vend që ka në qeveri pjesëmarrjen më të madhe të grave ndërmjet vendeve të Kombeve të Bashkuara

Ndër të tjera kryeministri ai thotë: Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të modernizuar vendin,do të vazhdojmë përpjekjet për ta transformuar Shqipërinë në një shtet të së drejtës në standartet e Bashkimit Evropian, me një reformë të drejtësisë që shkon përpara, me reforma të tjera që shkojnë përpara, jemi një vend që sot ka qeverinë me pjesëmarrjen me të madhe të grave në qeveri ndërmjet vendeve të Kombeve të Bashkuara, jemi një vend që sigurisht duhet të luftojmë me shumë gjëra që vijnë nga e shkuara e që janë ende aty, por ku sigurisht ka shpresë, sigurisht ka të ardhme.

Dokumenta bashkëngjitur