Politikë

Intervista/ Bregu: Nuk është sot çështja me Bashën apo Berishën! S’kam ikur unë nga PD, por të ishte në dorën time…

Intervista/ Bregu: Nuk është sot çështja me Bashën

Majlinda Bregu ishte sot e ftuar në Top Albania Radio, në emisionin e drejtuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana. Pyetjet më të shumta për ish-ministren e PD-së, kanë qenë për situatën aktuale që po kalon Partia Demokratike.

A është me Bashën apo me Berishën? Çfarë mendon për Edi Ramën si lider, a është ai më i miri në Ballkan. Për këtë të fundit Bregu flet si drejtuese e një isntitucioni rajonal si RCC, “për ne të gjithë janë lider, Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë”

Në pjesën e pyetjeve për Partinë Demokratike, Bregu është futur në kostumin e politikanes dhe ish-ministres ku tha: Por unë e kam thënë dhe e kam parë shumë kohë më parë krejt të qartë rrugën që po merrte Partia Demokratike dhe e them me shumë dhimbje që situata ka qenë e po vazhdon të bëhej gjithmonë e më e vajtueshem sepse PD nuk po bëhet dot forca konkuruese sot për të marrë pushtetin nesër. Jam keqkuptuar, përqeshur, sulmuar kur e thosha me zë të lartë të vërtetën dhe ja ku jemi. Sot nuk është cështja të jesh me Bashën apo Berishën. Sot kjo s’është më cështje vetëm e PD por është çështje kombëtare. Unë jam me PD, jam që këtij vendi t’i kthehet një alternativë qeverisëse, konkuruese dhe në mënyrë emergjente, po të ishte në dorën time, Partia Demokratike duhet të kthejë garën e ndershme. Mungesa e një gare të ndershme ka qenë problemi madh brenda PD-së dhe për këtë ka shumë faje Sali Berisha, i cili që në ditët e para vendosi të mbështesë vetëm një kandidat për kryetar partie dhe e investoi gjithë kredon e tij tek ai kandidat. PD i duhet PD-së. Cfarë po ndodh me PD nuk është më vetëm cështje partiake por kombëtare. Ne kemi nevojë urgjentë për normalitet, për t’i ikur fodullëkut e arrogancës, për të dëgjuar, për të patur mendime të ndryshme por parime të njëjta, për të rikthyer votën për të rivendosur sistemin pluralist që lindi me PD në Shqipëri, për të patur një alternativë qeverisëse.

Majlinda Bregu foli edhe për nismat e ndërmara përgjatë mandatit të saj të parë si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ku ndër më të rëndësishmet është nisma #folsinshpi, që hyri në fuqi në 1 korrik 2021, si regjim me tarfiat zero të roaming mes vendeve të rajonit, që ka lehtësuar ndjeshëm jetën e qytetarëve, bizneseve dhe sigurisht të të rinjvë në rajon.

A do t’i rikthehet politikës në Shqipëri, Majlinda Bregu, pasi të mbarojë dhe mandatin e saj të dytë? Përgjigjia ka qenë: Se ka ende shumë punë për të bërë dhe se çdo punë e saj vazhdon të jetë e lidhur me politikë, tashmë jo vetëm në Shqipëri.

Tiranapost.al