Politikë

Integrimi në dorë të Maqedonisë, javën e ardhshme pritet mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Integrimi në dorë të Maqedonisë, javën e ardhshme

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arritën sot një marrëveshje për të zgjidhur ngërçin mes tyre, bazuar në një propozim të Francës. Marrëveshja i hap rrugën nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në BE të Shkupit, por dhe Tiranës.

Arritjen e marrëveshjes e bëri të ditur i pari presidenti francez Emmanuel Macron, i cili drejtoi këto 6 muaj presidencën e Bashkimit Europian dhe u angazhua personalisht për gjetjen e një zgjidhjeje edhe gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

Integrimi në dorë të Maqedonisë, javën e ardhshme

“Jam i bindur se kemi arritur një zgjidhje kompromisi” deklaroi presidenti Macron gjatë një konference shtypi në Madrid. Gjatë samitit të NATO-s, pati bisedime intensive për tejkalimin e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Integrimi në dorë të Maqedonisë, javën e ardhshme

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel shkroi më pas në Twitter se mirëpriste “zgjidhjen franceze për një marrëveshje që do të shtronte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja u jep përgjigje shqetësimeve të ngritura. Jemi më afër se kurrë. Tani është momenti të thuhet Po”, shkroi ai me një referencë të qartë ndaj Shkupit.

Edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell reagoi me anë të një postimi në Twitter. Borrell shkruan se ky është një moment për të ecur përpara në sjelljen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Integrimi në dorë të Maqedonisë, javën e ardhshme

“Mirëpresim propozimin e kompromisit të paraqitur nga Presidenca Franceze Emmanuel Macron, i cili tani do të konsultohet më gjerësisht në Shkup. Ky është një moment për të ecur përpara në sjelljen e Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruajti Borrell.

Integrimi në dorë të Maqedonisë, javën e ardhshme

Kryeministri Edi Rama gjithashtu i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut të pranojë propozimin francez. Ai shkroi se propozimi “që është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë të saj u shpreh se ka pranuar një propozim nga Presidenca franceze me ide që u referohen qëndrimeve të shprehura publikisht prej saj”, duke shtuar se “kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ, fillimisht në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas me Presidentin, Parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Nëse gjithçka përmbyllet në kohë, gjasat janë që Konferenca e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të zhvillohet që javën e ardhshme.

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla njoftoi nga Kuvendi se është arritur dakordësia politike për të zhvilluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë gjatë javës së ardhshme. “Dakordësia politike mes 27 vendeve anëtare të BE-së për çështjen e integrimit të Shqipërisë tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare javën e ardhshme është fakt,” tha Balla.