Politikë

Meta me tone kërcënuese ndaj amerikanëve: Unë i kap për veshi ata. Të mos guxojnë t’i dalin për zot Ramës

Meta me tone kërcënuese ndaj amerikanëve: Unë i kap për

“Amerikanët e Edi Ramës, Ilir Meta i kap për veshi. Flas për Ilir Metën si person, jo si president. E dini ju si u flas unë atyre, kur vijnë edhe bëjnë maskarallëqe në emër të Edi Ramës. Ndaj ju bëj thirrje të mos guxojnë t’i dalin për zot Edi Ramës, nëse bën ndonjë shkelje më 25 prill. Se nëse preket një votë, do të krijohet një situatë dramatike”.

Një deklaratë e fortë, me kode, por edhe akuza për afera ndaj disa amerikanëve që Meta i quan të Ramës. Cilët amerikanë?

Akuzat ndaj Amerikës në Shqipëri shihen me sy të keq për rolin që ka Amerika në Shqipëri, por edhe imazhin si superfuqi botërore.

Pak ditë më parë DASH shpalli gjyqtarin (armik të Metës) Ardian Dvorani si një nga njerëzit që kanë luftuar korrupsionin. Ai u nderua eshe me një çmim nga amerikanët.

Meta e komentoi një ditë më pas në konferencë për shtyp si fletë lavdërimi për “ramaformën.”

Sot ka shkuar më tej kur thotë se amerikanët (ndoshta të ramaformës) i kap për veshi.

tiranapost.al