Politikë

Grida Duma lë mandatin e deputetes me zhgënjimin më të madh: S’do ta fal kurrë llumin

Grida Duma lë mandatin e deputetes me zhgënjimin më të madh:

Grida Duma drejt një emisioni politik! Kështu po qarkullon në media që prej ditës së djeshme, por asgjë nuk është e konfirmuar apo zyrtare veç faktit që do të drejtojë një emision në Top channel.

Sot në një konferencë për shtyp, Grida Duma njoftoi lënien e mandatit të deputetes. Grida Duma ndau mirënjohjen për disa kolegë të PD-së dhe gjithashtu shprehu zhgënjimin e thellë me jetën politike.

Për më shumë ndiqe te plotë videon dhe artikullin në Tiranapost.

"Mund edhe të qëndroja thjesht për të mbijetuar. Siç bëjnë shumë. Mund të bëja edhe sikur nuk i shoh problemet e brendshme. Në vitet në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar kurrë përgjegjësive. Madje kam luftuar dhe për të tjerët.

Ka duruar edhe kur më kanë goditur personalisht, mizorisht. Jam sulmuar nga hienat me intriga të pacipa.

Sot do t`ju them diçka që kam evituar tha them në media. Sa herë më kanë sulmuar e goditur thellë, aq thellë është vrarë im bir. Nuk kam për ta falur kurrë politikën e llumit. Shpresoj që kjo t`i ketë shërbyer për mirë në jetë, që të mos u gënjyer nga fytyrat e ngrira që dalin sikur kanë shpikur rrotën", tha Grida në deklaratën për mediat.