Politikë

Grida Duma hedh në tavolinë kushtin e parë për bashkëpunim: Pse nuk na thërret për Portin e Durrësit

Grida Duma hedh në tavolinë kushtin e parë për

E pyetur për ftesën që Rama i ka bërë Partisë Demokratike për bashkëpunim, Grida Duma u përgjigj me një jo absolute, por më tej ajo mori shembull Portin e Durrësit, një projekt me rëndësi të madhe kombëtare ku shtroi pyetjen se pse nuk e thërret opozitën, siç bëri me Kodin Elektoral: Edhe atëherë ishim Opozita reale, në rrugë.

Ilva Tare: PS ftesë për bashkëpunim, a duhet PD t'i përgjigjet dorës së shtrirë?

Grida Duma: Absolutisht jo, nuk ka nevojë fare të flasë me këtë gjuhë artificiale prej ujku që ndërron qimen. Kërkojmë që të funksionojnë institucionet kaq është bashkëpunimi me Ramën. Rama do të mbulojë kapjen e institucioneve me bashkëpunojmë me PD, ta harrojë këtë kjo nuk është peshorja që kemi sakrifikuar deri tani. E dimë që nëse s’ka vullnet politik, SPAK-u nuk vepron si duhet. S’ka nevojë të flasësh për këtë lloj bashkëpunimi se opozita është konstrukturive nëse funksionojnë institucionet. Nuk funksionon se vullneti poltik i Ramës është i tllë.

Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetë ti. Në kushtet që e di që real opozita është në rrugë, edhe mund të presësh, siç u ule për kodin elektoral.

Për portin e Durrësit është shumë e madhe se ka të bëjë me pronën publike, koncesionet, pse nuk e thërret opozitën të jetë konstruktive në këtë gjë?

Po ju thërret çdo ditë

Marrëdhënia e bashkëpunimit ka të bëjë vetëm me argumentat ose jo, do jemi në parlament do bëjmë opozitën. Kjo është natyrshmëria e të bërit opozitë.

Do keni dosjen voluminoze për zgjedhjet, apo kur të merrni rrugët në kanclearitë, për të denoncuar, vendi është afër mundësisë për negociatat. Do bëni dhe ju si Maqedonia e Veriut?

Dhe do e mbështesim. Nuk ka pikën e dyshimit, nuk i kemi bllokuar kurrë negociatat. 9 pikat e Bundestagut erdhën nga reforma në drejtësi, jo nga PD. Protestat i konsiderojmë mjet demokratik, reforma në drejtësi i ka bllokuar në themel negociatat jo ne.

*Tiranapost.al.