Politikë

Grida Duma: Do i bashkohem protestës që është thirrur nga Berisha më 7 korrik

Grida Duma: Do i bashkohem protestës që është thirrur nga

Deputetja e PD-së, Grida Duma në një intervistë për News 24 është shprehur pro protestës së 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha.

Duma tha se minimalja që mund të bëjnë demokratët është që të shkojnë në protestë dhe të mbajnë të tilla kauza lartë dhe të jenë bashkë.

Pyetje: Jeni shprehur se do i bashkoheni kësaj proteste…

GridaDuma: Padiskutim! Hierarkia e PD, minimalja që duhet të bëjë dhe duhet të bëjë sipas meje, e them dhe me një ton më pak këshillues, pasi kuptoj gjendjen e partisë dhe sfidave që ka, minimalja është që në këtë çast të rëndësishëm të forcimit të PD, se ka një parti, duhet të bëjnë detyrën e vetë që në kauza të jenë bashkë.

Në reformën zgjedhore dhe territoriale të jenë bashkë. nëse nuk janë bashkë, do jenë duke menduar për atë që nuk është e ardhmja. Duhet të mendojmë për një PD që është bashkë. Këtë çështjes s’duhet të na përcjellë më poshtë, por kjo çështje do të na mbajë lart.

Pyetje: Do i bashkoheni Berishës apo jeni pro çdo proteste?

Grida Duma: S’do ju them këtu që jam pro çdo proteste. Patjetër po! Kur kam mundur kam shkuar. Por një protestë që organizohet nga demokratët, është detyrim që të jem.

Tiranapost.al