Politikë

Gjyqtarët e Kushtetueses që kanë në dorë ‘fatin’ e Metës, rasti kur shkarkohet

Gjyqtarët e Kushtetueses që kanë në dorë

Me 104 vota pro, Kuvendi votoi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Presidenti akuzohet nga maxhoranca se ka shkelur parimet kushtetuese gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 Prillit.

Por, është Gjykata Kushtetuese e rivënë në funksion e cila do të japë verdiktin për Ilir Metën, nëse do ta largojë nga detyra apo jo.

Për këtë ka një nen në Kushtetutë, që thotë:

“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”.

Po më pas?

Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, thuhet në vijim të këtij neni.

Akuzat për shkelje të parimeve kushtetuese dhe nxitje dhunë si dhe sulme ndaj ndërkombëtarëve, Ilir Meta i ka konsideruar përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet që u vunë re gjatë procesit zgjedhor. Ai është prehur i bindur se do jetë në detyrë deri në 24 korrik të vitit 2022, kohë kur i mbaron mandati.

Ndërkaq, Gjykatës Kushtetuese do i dorëzohet raporti i plotë i Komisionit Hetimor me shkeljet e pretenduara të Ilir Metës.

Gjykatës Kushtetuese mund ti duhet më shumë se 3 muaj për të dhënë një vendim të plotë.

Sa vota pro nga Gjykata Kushtetuese shkarkojnë presidentin?

Kur pesë prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese shprehen pro vendimit të shkarkimit, presidenti do të shkarkohet.

Kush janë gjyqtarët aktualë të Gjykatës Kushtetuese?

1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare

Gjyqtarët e Kushtetueses që kanë në dorë

2. Dr. Elsa Toska, anëtare

Gjyqtarët e Kushtetueses që kanë në dorë

3. Marsida Xhaferllari, anëtare

Gjyqtarët e Kushtetueses që kanë në dorë

4. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare

Gjyqtarët e Kushtetueses që kanë në dorë

5. Altin Binaj, anëtar

Gjyqtarët e Kushtetueses që kanë në dorë

6. Përparim Kalo, anëtar

Gjyqtarët e Kushtetueses që kanë në dorë

7. Sonila Bejtja, anëtare

Gjyqtarët e Kushtetueses që kanë në dorë

Profilet e tyre i lexoni këtu, nga faqja zyrtare e Gjykatës Kushtetuese.

Po me parlamentin e shtatorit çfarë ndodh?

Si rregull, duhet ta thërrasë presidenti, por nëse nuk e bën një gjë të tillë, siç pritet të ndodhë me Ilir Metën, Kuvendi do të vetëmblidhet.

*Tiranapost.al.