Politikë

Gjykata e Posaçme jep vendimin për Berishën dhe Malltezin

Gjykata e Posaçme jep vendimin për Berishën dhe Malltezin

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Ish-kryeministri u mor i pandehur bashkë më Malltezin për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Organi i akuzës ka përgatitur një dosje voluminoze prej 500 faqesh në ngarkim të Berishës dhe të pandehurve të tjerë.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin për veprën ‘korrupsion pasiv’ e kryer në bashkëpunim, kurse dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e akuzon për ‘korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim dhe “pastrim parash”.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 13.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 182 akti, datë 04.09.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 400 akti, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, në lëndë të masave të sigurimit personal dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 400 akti, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.