Politikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Lefter Kokën

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Lefter Kokën

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të mbetet në burg. Gjykata e Lartë i ka refuzuar rekursin për t’u liruar nga masa e sigurimit 'arrest me burg' pas akuzave për korrupsion për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt.

Koka akuzohet për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar 3.7 mln euro nga incerenatorët.