Politikë

Gjermania: Të nisin negociatat me Shqipërinë dhe RMV! Është një çështje kyçe sigurie dhe gjeopolitike

Gjermania: Të nisin negociatat me Shqipërinë dhe RMV!

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në një deklaratë për mediat ka deklaruar se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut, pra të fillojë tryeza e parë ndërqeveritare e cila pengohet nga vetoja Bullgare.

Baerbock shtoi se mbështetja për Ballkanin Perëndimor është një çështje kyçe sigurie dhe gjeopolitike në këtë periudhë të vështirë.

“Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt #BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe ceshtje gjeopolitike. Duhet t’i qëndrojmë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” tha Baerbock në Tëitter.