Politikë

Gjana: Basha fitues!

Gjana: Basha fitues!

Jemin Gjana, kreu i Komisionit Zgjedhor në PD shpalli zyrtarishr Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve në PD. Ai tha se nga 75 mijë e 67 anëtarë të PD, kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë. Prej tyre vota të pavlefshme janë shpallur 413 vota, të vlefshme 40 mijë e 684 vota. Lulzim Basha sipas Gjanës ka marrë 32 mijë e 882 anëtarë. Në vendin e dytë ka dalë Agron Shehaj me 6038 vota. Më pak i votuari ka rezultuar Fatbardh Kadilli.

Jemin Gjana, kreu i Komisionit Zgjedhor në PD në deklaratë në shtyp:

Komisioni Zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur proces verbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në proces verbale, nga proces verbalet e administruara në kufi rezulton që në të gjitha rastet komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjitha ato raste kur kanë patur atje përfaqësim, bazuar në të dhënat zyrtare të proces verbaleve të futura në përllogaritje, nga 75 mijë e 67 anëtarë të PD, kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë.

Vota të pavlefshme janë 413, të vlefshme 40 mijë e 684 vota. Të ndara sipas kandidatëve në garë,

Fatbardh Kadilli: 781 anëtarë

Edith Harxhi: 983

Agron Shehaj: 6038 anëtarë

Lulzim Basha: 32 mijë e 882 anëtarë.

Bazuar në këto të dhena KQZ e PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD zotin Lulzim Basha.

*Tiranapost.al