Politikë

Gazetarja Mirela Oktrova do të kandidojë për deputete në listën e Bindjes Demokratike

Gazetarja Mirela Oktrova do të kandidojë për deputete në

Mirela Oktrova, gazetarja me një karrierë të gjatë që prej vitive ’90 do të kandidojë për deputete në listaën e Bindjes Demokratike në Qarkun e Tiranës. Lajmi njoftohet nga kreu i këtij formacioni politik Astrit Patozi i cili në një postim të tij në Facebook shkruan:

MIRELA OKTROVA,

NJË TJETËR PERSONALITET PUBLIK QË I BASHKOHET EKIPIT TË TIRANËS

Pas një karriere 30-vjeçare në media, ku spikat: angazhimi pranë Seksionit Shqip të radios Deutsche Welle ( Köln 1992-2004), si reportere gjatë Luftës së Kosovës ( Prill-Qershor 1999), si përfaqësuese e Agjensisë Gjermane të lajmeve DPA ( 2004-2006), si drejtore e Televizionit publik Shqiptar (2006-2016) dhe si artikujsh, monografish, ciklesh televizivë dhe filmash dokumentarë, si dhe një karriere të pasur akademike, në institucione arsimore dhe kërkimore brenda dhe jashtë vendit, ajo do të jetë gruaja e parë në listën kandidatëve të Bindjes Demokratike për Qarkun e Tiranës.

Interesimin e saj të deritanishëm për politikën nga pozicioni i medias ka vendosur ta shndërrojë në angazhim të drejtpërdrejtë në radhët e saj.

Tiranapost.al