Gazetari i njohur: Fitorja e Veliajt në Tiranë është e padiskutueshme, kandidimi i Këlliçit një gafë e opozitës

E Mërkurë 22 Mars 2023, 21:32
TiranaPost
Gazetari Denis Dyrnjaja e sheh të padiskutueshme fitoren e Erion Veliajt në Tiranë. Duke folur në Report tv, Dyrnjaja e cilësoi kandidimin e Belind Këlliçit si një gafë politike të opozitës. Sipas tij, Këlliçi nuk është personi i duhur që mund të rivalizonte Veliajn.
“Për Tiranën nuk mendoj se ka diskutim. Veliaj do marri konfirmimin në mënyrë absolute. Këtu është e kotë që të diskutohet. Nuk flas si tifoz, flas ftohtë fare as nuk kam asnjë dyshim me këtë Parti Demokratike që ka. Është një person që nuk duhet paragjykuar zoti Këlliçi, por mendoj që nuk është personi i duhur që duhet të rivalizonte me Erion Veliajn. Është një gafë taktike politike sepse po e djegin dhe politikisht”, thekson gazetari i njohur.