Politikë

Garonte e vetme, Monika Kryemadhi rizgjidhet kryetare e LSI-së!

Garonte e vetme, Monika Kryemadhi rizgjidhet kryetare e LSI-së!

Me një rezultat të pritshëm, pasi Monika Kryemadhi garonte e vetme në zgjedhjet e brendshme të LSI-së për postin e kryetare, është shpallur fituese. Ajo mori 42 807 vota pro dhe 1300 vota kundra, nga 44 413 votues, pas votimeve që u zhvilluan ditën e djeshme nga anëtarët e kësaj partie.

Kryemadhi mori kështu mandatin e dytë në krye të LSI-së, sipas Cakës votat kundër Kryemadhit ishin 1302, ndërsa 304 vota rezultuan të pavlefshme.

Rezultati u publiku nga Silva Caka, Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI. LSI zbatoi për herë të parë votimin elektronik brenda partisë.

“Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë paradites së sotme. Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste  për Integrim. Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi. Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin", tha Caka.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë. Votimet ishin online dhe në qendra votimi duke, ku shifrat e dhëna nga Silva Caka referojnë se 28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.