Politikë

Gabimi që nuk duhet të bëni në fletën e votimit: Rasti kur vota quhet e pavlefshme

Gabimi që nuk duhet të bëni në fletën e votimit: Rasti

Fleta e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit do të jetë me logot e partive, dhe me numra, që përfaqësojnë kandidatët për deputetë të secilës parti.

Por kur vota cilësohet e pavlefshme? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka treguar rastin, përveç gabimit kur x-in e vendos jashtë kutisë së caktuar, apo kur bën shënime në fletë. Ai thotë se zgjedhësi ka mundësi të votojë partinë dhe koalcionin, por po ashtu edhe kandidatin, ose mund të zgjedhë vetëm partinë dhe koalicionin pa kandidat. Vota në këtë rast quhet e vlefshme: Edhe nëse zgjedh vetëm kandidatin.

Gabimi që nuk duhet të bëni në fletën e votimit: Rasti

Por nëse zgjedh një parti apo koalicion dhe zgjedh kandidatin e partisë tjetër, fleta e votimit do të konsiderohet e pavlefshme.

Ilirjan Celibashi në intervistën për Top Channel sqaroi: Pra fletë që nuk numërohet është kur zgjidhet një tjetër parti dhe një kandidat nga partia që nuk e ke zgjedhur.

‘Zgjedhësi ka mundësi të votojë partinë dhe koalicionin por po ashtu dhe kandidatin, ose mund të zgjedhë vetëm partinë dhe koaliconin pa kandidat, edhe nese zgjedh vetëm një kandidat është e vlefshme. Nëse zgjedh një parti apo koalicion dhe zgjedh kandidatin e partisë tjetër kjo është e pavlefshme .Pra fletë që nuk numërohet është kur zgjidhet një tjetër parti dhe një kandidat nga partia që se ke zgjedhur’.

*Tiranapost.al.