Politikë

Foto/ Propagandë, propagandë, por vetë Basha shkon me 3 fotografë dhe 1 kameraman në terren

Foto/ Propagandë, propagandë, por vetë Basha shkon me 3

Propagandë në PD? Jo s’ka mundësi, PD nuk është parti propagande veçse këto fotot tregojnë etjen për propagandë dhe fuqinë për ta përballuar atë edhe financiarisht.

Tre fotografë, shërbimi i një profesionisti është 300 euro dita.

Në fakt një opozitë normale s’ka nevojë për propagandë boll të bëjë opozitë e të ofrojë programin më të mirë. Në vend të programit dhe premtimeve, një peshë të madhe ka zënë imazhi i kreut të PD-së Lulzim Bashës. Brenda një muaji e kemi parë Bashën si kuzhinier, shofer, e kemi parë duke ndarë momente me familjen dhe të bijën, gjëra që më përpara nuk janë servirur kurrë prej tij duke krijuar tashmë një dyzim, por edhe sforcim për ta njohur brenda pak muajsh anën tjetër të zotit Basha.

Foto/ Propagandë, propagandë, por vetë Basha shkon me 3

Foto/ Propagandë, propagandë, por vetë Basha shkon me 3

Foto/ Propagandë, propagandë, por vetë Basha shkon me 3

Po të shikosh këtë live të Bashës nga takime me biznese dhe qytetarë në njësinë 3 në Tiranë, bien në sy fotografët pranë tij. Vetëm një seancë e një fotografi kushton 300 euro, çmimin që ata kanë sot në treg, llogarit një fotograf që të ndjek gjatë gjithë ditës. Por pa u futur në këto shifra, sepse mund të ketë dhe punë vullnetare, ajo ç’ka duket është nevoja për propagandë dhe vëmendje nga të gjitha anët, goxha impenjim ky.

Foto/ Propagandë, propagandë, por vetë Basha shkon me 3

Në një kohë kur Basha akuzon Ramën për propagandë, në këtë prag fushate e zgjedhjesh kush po propagandon më shumë?

*Tiranapost.al.