Politikë

Foto/ Basha për herë të parë pa Berishën në homazhet për Azem Hajdarin

Foto/ Basha për herë të parë pa Berishën në

Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së ka shkaktuar një furtunë brenda PD-së. Një vendim të detyruar dhe nën presionin amerikan pas shpalljes së Berishës non grata, e kanë komentuar të shumtë. Vetë Lulzim Basha dekalaroi se këtë vendim e mori personalishtpër të mos nxitur përçarje në parti, ndonëse kjo e fundit duket se sapo ka nisur.

Dhe pas seancës së parë në Kuvendin e ri, Lulzim Basha shfaqet pa Sali Berishën.

Kreu aktual i PD-së mbajti homazhe në memorialin e Azem Hajdarit, për të përkujtuar 23 vjetorin e vrasjes së tij. Dhe këtë vit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Basha dorëzoi lulet i vetëm pa praninë e ‘babait’. Mediat raportojnë se Basha ishte i shoqëruar nga 6 drejtues në PD, ndërsa nuk ishin të pranishëm përfaqësues të familjes së Azem Hajdarit.

Foto/ Basha për herë të parë pa Berishën në

Lulzim Basha postoi edhe një mesazh në rrjetet sociale për Azem Hajdarin:

“Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besnik Çera. Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit. Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë. I paharruar kujtimi i tij”.

Foto/ Basha për herë të parë pa Berishën në

*Tiranapost.al.