Politikë

Flutura Açka e zhgënjyer nga Berisha: Non grata të mbetej personale, po dëmton imazhin e PD

Flutura Açka e zhgënjyer nga Berisha: Non grata të mbetej

Deputetja e PD dhe shkrimtarja Flutura Açka thotë se PD nuk mund të preket nga histori të së shkuarës dhe personale të secilit. E ka fjalën për shpalljen non grata të Sali Berishës. E krahason me lëvizje tektonike situatën aktuale në PD dhe nuk e fsheh zhgënjimin ndaj Sali Berishës për të cilin shton se e ka futur PD në një situatë që nuk e meriton. Justifikon Bashën kur thotë se ishte i detyruar ndaj vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar: Ndonëse është pezullim më saktë, dhe thekson se: Non Grata e Berishës të mbetej personale. PD nuk është anti-amerikane që të jepet ky mesazh!

Flutura Açka e zhgënjyer nga Berisha: Non grata të mbetej

Pjesë nga intervista e deputetes së Elbasanit Flutura Açka:

Berisha është në parlament, ka të drejtën e fjalës. Berisha vetë ka marrë shumë vendime autoritare. Ai nuk është përjashtuar, është pezulluar. E ka futur PD në një situatë që nuk e meriton. Basha ishte i detyruar të merrte atë vendim. Non Grata e Berishës duhej të mbetej personale. PD nuk është anti-amerikane që të jepet ky mesazh. Ai ka të drejtën të ngrejë edhe një parti më të mirë, por jo të dëmtojë partinë aktuale. Berisha besoj se do arrijë në një konkluzion që partia vjen e para. Që mendoj se mund ti bëjë mirë fjalës së lirë, vendimeve më të hapura, por që nuk mund të kundërshtojë një vendim të marrë. Nuk mund të kthejë PD në një eskalion ndaj SHBA.

Thatë se jeni zhgënjyer nga Berisha, po për Bashën?

E njoh shumë pak Bashën. Është shpejt për të gjykuar dhe kanë ndodhur kaq shumë gjëra sa nuk kam patur kohë të ulem dhe të flas me lidershipin për çështjet që më shqetësojnë çështjet si e shikoj unë nga filtri im.

*Tiranapost.al.