Politikë

Fletë votimi me numra? Vendoset sot përfundimisht se si do votohet më 25 Prill

Fletë votimi me numra? Vendoset sot përfundimisht se si do votohet

Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot në orën 16:00 se si do jetë fleta e votimit më 25 Prill. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi një fletë votimi me emra të kandidatëve, por PS ankimoi në KAS duke kërkuar fletë votimi me numra dhe jo me emra kandidatësh. Ndërsa PD kërkoi listë me emra, por në mënyrë vertikale dhe jo horizontale.

Të dy ankesat u pranuan, por Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë PD dhe të pranojë kërkesën e PS duke miratuar fletë votimi me numra.

Fletë votimi me numra? Vendoset sot përfundimisht se si do votohet

Fletë votimi me numra? Vendoset sot përfundimisht se si do votohet

PD nuk e la me kaq, duke anikimuar në Kolegjin Zgjedhor, e cila pranoi të shqyrtojë kërkesën. Sot do të mbahet mbledhja dhe ku do të jepet vendimi për fatin e fletës së votimit.

Ambasadorët kanë bërë thirrje që fleta e votimit të miratohet sa më shpejt që edhe qytetarët të dinë se si të votojnë.

Ndërkaq, pati një përplasje mes Bindjes Demokratike dhe PD-së, për shkak të logos. KAS pranoi kërkesën e partisë së Astrit Patozit për të zëvendësuar siglën në fletën e votimit, e cila kishte ngjashmëri me PD.

*Tiranapost.al.