Politikë

Financimet ruse në PD/ Kryemadhi: Të gjithë donatorët të kenë emër dhe mbiemër

Financimet ruse në PD/ Kryemadhi: Të gjithë donatorët

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pas takimit me Yuri Kim në një deklaratë për mediat ka thënë se ligji për financim të partive politike ka nevojë për shqyrtim. Gjithashtu ajo ka shtuar se gjithë donatorët e fushatave politike duhet të kenë enër dhe mbiemër.

"Është bërë emergjente ngritja e barrierave për mosdepërtimin e financimeve ruse që cënojnë sigurinë e Shqipërisë, aq më shumë në situatën ku gjendemi. mendoj që kjo është ajo që kemi ngritur me kohë. Ka më shumë se 6 vite që flas për influencën ruse në vend. Por më mirë vonë se kurrë. Ka ardhur koha që dy partitë e tjera të marrin eksperiencën e LSI apo Partisë së Lirisë sot, që të gjithë donatorët t’i kenë me emër dhe mbiemër donatorët. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim. Duke e bërë burokratike stimulohen më shumë paratë e pista. Përgëzoj takimin me Kim dhe bashkëpunimi i gjithë partive të vijojë edhe më tutje. Ka një proces që do vazhdojë të hetohet dhe do hetohet edhe jashtë Shqipërisë. Kush e ka gëlltitur lugën e çorbë së prishur ka për të vjedhur gjithë jetën", U shpreh Kryemadhi.