Politikë

Fevziu: Basha dhe Berisha të ikin! Në krye të PD duhet një kryetar jo më shumë se 35 vjeç

Fevziu: Basha dhe Berisha të ikin! Në krye të PD duhet një

Një deklaratë me të gjitha tiparet që duhet të ketë kryetari i ri përfshi edhe një kusht për moshën! Gazetari blendi fevziu sot në një dalje duke komentuar krizën në PD thotë:

“Ç’rëndësi ka që kush e merr PD-në, nëse PD-ja përfundon më një dyqan të vogël siç tha Aurel Plasari. Në fakt ishte i pari që kohë më parë ngriti shqetësimin për situatën brenda Partisë Demokratike dhe kërkoi rithemelimin e saj.

Berisha ka dy pika të dobëta në aksionin e tij politik. E para është që Berisha duhet ta kishte kontestuar humbjen e Bashës më 26-27 Prill, dhe jo në shtator.

Pika e dobët e Berishës është se nuk e kontestoi humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit menjëherë pas zgjedhjeve dhe jo kur u përjashtua nga partia.

Problemi tjetër është që nuk kishte një diskutim serioz në PD, pse u humbën zgjedhjet. Në PD nuk u bë asnjë diskutim i vetëm, për të gjetur pikat e dobëta që e lanë në opozitë për të tretën herë.

Po marr rastin e zgjedhjeve në Kosovë, ku dy konkurrentë të rinj konfirmohen me rezultat shumë të mirë në zgjedhjet lokale. Unë mendoj se PD ka nevojë për një drejtues që të mos jetë më shumë se 35-vjeç. Do të ishte mirë që Basha dhe Berisha të largoheshin nga PD. Partia Demokratike është krijuar në 90-ën dhe ata persona që u përfshin ishin 20 vjeç, ata e kanë bërë ciklin e tyre politik sot pas 30-vjetësh. Unë mendoj se duhet një kryetar i ri që të tërheq të rinjtë, pasi mendoj se një 50-vjeçar e ka të vështirë t’i tërheq të rinjtë”,