Berisha ndodhet në këto momente para selisë, i rrethuar nga mbështetët e tij. I shoqëruar nga Flamur Noka, Albana Vokshi, Berisha thotë në një moment që është vapë dhe flet për gardën.
Protestuesit dëgjohen që thonë: Hape derën Lulzim
Militantët e Berishës po tentojnë të hapin me trapan e çekiç derën e blinduar që të çon në katin e dytë të selisë së PD. Pasi kanë shqyer dyert e tjera, ata synojnë të futen në të gjitha ambientet e selisë.
Komunikimi i Berishës me gazetarët
Zoti Berisha kjo është protesta paqësore?
Pse nuk iu duket paqësore.
Po ja shikoni cpo bëjnë protestuesit?
“Po hapin dyert e shtëpisë së tyre. A nuk është paqësore? Është vetëm paqësore. Po hapin dyert e shtëpisë së tyre. Do mbajnë përgjegjësi ata që i krijojnë hedhin gaz ndaj demonstruesve.”
Sa do të zgjasë protesta?
Sa të jetë e nevojshme. Nuk është protestë është një revolucion.
Po si mund të rrëzohen dyert në mënyrë paqësore?
Po dyert e shtëpisë.
Protestuesit tentojnë të hyujnë në katin e dytë të selisë, hidhet gaz lotsjellës drejt tyre
Protestuesit godasin me sende të forta drejt ndërtesës.
Ora 12:40
Momente te hedhjes së lëndëve lakrimogjene
Ora 13:06
Pas thirrjes nga selia blu, të Lulzim Bashës, pasi kjo protestë po rrezikonte jetën e qindra qytetarëve, Policia e Shtetit ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të larguar turmën.
Ora 13:46
Berisha tërheq protestuesit