Politikë

Çfarë nënkuptoj me ftesën bashkë me Bashën!

Çfarë nënkuptoj me ftesën bashkë me Bashën!

Kryeministri Rama sqaroi ftesën e tij për Bashën që është nënkuptuar si ftesë për Bashkëqeverisje. Rama thotë se nuk nënkupton medoemos të jemi në një qeveri: 'Por po them që mund të krijojmë një frymë bashkëpunuese, mbi këtë frymë duke vënë forcat bashkë mund të vendosim për reformat për Shqipërinë. Ky është një proces që mund të kërkojë vite dhe unë s’i ve limite'.

Edi Rama u pyet gjithashtu në Opinion nëse ka pasur tentativa për negocim nga Gjermania për një bashkim të tij me Bashën për bashkëqeverisje.

Rama: Mendoj se e fitore e PS me 25 Prill dhe me daljen nga tuneli i pademisë ne duhet të bëjmë çmos të dalim dhe nga tuneli i pandmeise politike që na ka nxirë jetën gjithë këto vite, ( idrejtohet Fevziut) për ty është minierë ari se çdo natë mudn të bësh këtu audiencë duke sjellë gjthë sherret e ditës por për Shqipërinë është problem i madh, duhet të shkojmë përtej politikës së deritanishme duke e civilizuar politikën. Nuk nënkupton medoemos të jemi në një qeveri, por po them që mund të krijojmë një frymë bashkëpunuese, mbi këtë frymë duke vënë forcat bashkë mund të vendosim për reformat për Shqipërinë. Ky është një proces që mund të kërkojë vite dhe unë s’i ve limite.

Pyetje: A po negocion Gjermania për bashkëqeverisje?

Rama: Po se nuk ka punë tjetër Gjermania.

Unë dhe PS do e mundim Bashën, Berishën, Ilirin dhe Kryemadhin më 25 Prill. Mbasi ta mundim do kërkojmë, do shikojmë procesin, do shikojmë njëherë Bashën, do ndahet Basha nga Saliu apo do e përzejë Berisha- Lulin?

*Tiranapost.al.