Politikë

Krimet zgjedhore në 25 Prill/ Prokuroria: Procedim penal për 38 raste, janë arrestuar 5 persona

Krimet zgjedhore në 25 Prill/ Prokuroria: Procedim penal për 38 raste,

Prokuroria e Përgjithshme ka me anë të një njoftimi ka lajmëruar se është duke proceduar penalisht 38 raste për krime përgjatë zgjedhjeve të 25 Prillit si dhe po shqyrton 50 raste të tjera, 23 prej të cilave janë transferuar nga SPAK.

Ndërkohë deri tani janë arrestuar 5 persona të kapur në flagrancë në shkelje të ligjit. Shkeljet që po hetohen janë të shumëllojshme duke filluar nga shpërdorimi i detyrës, tentativë për blerje të votës, fotografim i votës, tentativë për votim të dyfishtë, pengim i zgjedhjeve, marrja e identitetit etj.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme për krimet zgjedhore:

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 07.05.2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet dhe janë në proces verifikimi paraprak 50 njoftime për veprat penale si më poshtë:

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhore

Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve

Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor

Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit

Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar

Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.

Neni 328/b, Korrupsioni pasiv ne zgjedhje

Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Neni 330, Pengimi i zgjedhësit

Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve

Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes

Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit

Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak

Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor

Neni 248, Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet

Aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme, janë arrestuar në flagrancë 5 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona dhe është pranuar kërkesa për 3 persona.

Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: -82 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore;- 20 referime të policisë gjyqësore dhe – 23 ardhur me transferim nga SPAK.

Tiranapost.al