Politikë

Erdogan flet për strukturat e Fetos: I ka të përlyer duart me gjak. Fakti që e gjen vend mik Shqipërinë na lëndon

Erdogan flet për strukturat e Fetos: I ka të përlyer duart me

Presidenti Turk Erdogan në konferecën e përbashkët me Ramën për mediat ka përmendur edhe armikun e tij, Fetullah Gylen. Ai u shpreh se pret që Shqipëria të punojë më fort për të luftuar anëtarët e organizatës FETO, të drejtuar nga kleriku në ekzil, Fetullah Gulen, të cilin ai e quan organizatë terroriste.

“Në takimet tona nënvizuam luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO, që tentoi në 2016 një grusht shteti që donte të rrëzonte demokracinë tonë. Është e qartë që kjo strukturë e cila i ka dyert e lyera për gjakun e të pafajshmëve përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe vendet ku është e pranishme. Fakti që FETO është ende në gjendje të gjejë fushë veprimi në vendin mik e vëlla, e lëndon thellë vendin tonë. Pritshmëria jonë është që të ndërmerren hapa më të shpejtë dhe më konkretë kundër FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan

Ndërsa gjatë fjalës së tij në parlament Erdogan u shpreh: “Lufta kundër organizatës terroriste Feto, e cila tentoi një grusht shteti në vendin tonë, sulmoi demokracinë, bombardoi parlamentin, është një nga ndjeshmëritë tona. Fatkeqësisht shumë anëtarë të kësaj organizate vazhdojnë të jenë në Shqipëri dhe tregojnë ekzistencën e tyre në arsim, shëndetësi dhe institucionet fetare dhe në një pjesë të sektorit privat. Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën edhe nëse është e hidhur.
Ashtu si në Turqi edhe këtu institucionet e lidhura me FETO kanë agjenda të fshehura, prandaj nuk duhet të keni dyshim se ata me të ardhur koha do të zbulojnë fytyrën e vërtetë. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Nëse nuk reagoni në kohë është e pashmangshme që tentativat që kjo strukturë realizoi në Turqi të përsëriten në Shqipëri. Ne e kemi parë dhe kemi paguar një kosto të rëndë. Ne e shohim si detyrë që të paralajmërojmë miqtë tanë. Presim që Shqipëria të marrë masa ndaj FETO dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen”.

Tiranapost.al