Politikë

EMRAT/ Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor

EMRAT/ Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të

Klodian Kurushi, Ridvan Hado dhe Irena Plaku do të zëvëndësojnë Ilir Toskën, Brunilda Kadin dhe Medi Bicin në Këshillin e Lartë Gjyqësor pas mbarimit të mandatit

Kurushi fitoi garën kundrejt kandidatit Asim Vokshi dhe vjen nga radhët e Gjykatës së Lartë, ndërsa Ridvan Hado vjen nga radhët e Gjykatës së Apelit. Hado fitoi garën me 140 vota kundër gjyqtares Vojsava Osmanaj që është votuar me 101 vota.

Ndërsa anëtarja e tretë është Irena Plaku, e cila pas marrjes së postit ka thënë: “Në tre vite vendosëm standarde të reja në sistemin e gjyqësorit. Të mos jemi më pjesë e problemit, por e zgjidhjes. Reforma në drejtësi nuk ka më kthim pas.”

Tiranapost.al