Politikë

Eltoni, minatori që do të bëhet deputet dhe për të bën tifo Yannis Varoufakis

Eltoni, minatori që do të bëhet deputet dhe për të

Elton Debreshi është kandidati i pavarur i qarkut të Dibrës.

Me një spot me punëtorët ku shfaqet me njerëzit e thjeshtë, Elton Debreshi shpreson të marrë votat e komunitetit të tij për t’i përfaqesuar në parlament.

Yannis Varoufakis, ish-Ministri i Financave në qevrinë majtiste të Tsipras, ekonomist dhe lider i partisë europiane Diem-25, që ka publikuar disa libra që ia dedikon kryesisht politikave të majta dhe sociale ka gjetur Eltonin dhe Eltoni atë, teksa e ka mbështetur me fjalët më të mira në Twitter:

"Jam shumë i lumtur të raportoj se në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe e jashtëzakonshme. Këtu është Elton Debreshi i Sindikatës të Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës në Shqipëri. Shihni videon dhe mbështesni betejën e tyre së bashku me “Progresiven Ndërkombëtare”- shkruan ai

Tiranapost.al