Elisa Spiropali zgjidhet Kryetare e Kuvendit me 75 vota pro
Me 75 vota “pro” dhe 4 “kundër”, Elisa Spiropali është zgjedhur si kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.
Votimi për Spiropalin është zhvilluar me elektronikë, në pamundësi për tu zhvilluar me kuti, për shkak të tensioneve që përfshinë sallën e Kuvendit nga deputetët e opozitës.
“Faleminderit me zemër. Ky është një ushtrim I vështirë politik, social, qytetar, sa personal, aq dhe kolektiv, por në fund jam e qartë se në këtë ushtrim ajo se çfarë shkon mirë është e juaja. Dua të falënderoj me zemër një zonjë grua që zëvendësova sot. E dashur Lindita, gjatë këtyre tre viteve, e drejtove kuvendin me përkushtim urtësi dhe nderim, që më është dukur gjithnjë mbinjerëzor. Do përpiqem modestisht të të ngjaj dhe uroj të të afrohem sadopak në durim. Të nderuar kolegë të opozitës, dijeni se do t’iu shoh njësoj përballë, por nuk do me keni përballë, por do më gjeni vullnet mirë, po njësoj dhe me kolegët e majtë. Lutem të jem e para mes të barabartëve.”, tha Spiropali.