Politikë

Ekipi i Begajt në Presidencë, kush janë këshilltarët e kreut të ri të shtetit

Ekipi i Begajt në Presidencë, kush janë këshilltarët e

Megjithëse ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar, mediat kanë mësuar dhe bërë publik emrat e përzgjedhur nga Presidenti Bajram Begaj për të qenë pjesë e e stafit të Presidencës për 5 vitet e ardhshme.

Sipas raportimeve, si sekretar të përgjithshëm, Begaj ka zgjedhur Florjan Kalin, i cili punuar me Presidentin në Ministrinë e Mbrojtjes.

Shef i kabinetit të Presidentit do të jetë Eduard Seitaj. Këshilltar ligjor pritet të jetë ish-kreu i KQZ-së, Klement Zguri. Diplomati i njohur, Valter Ibrahimi do të jetë këshilltar për diplomacinë.

Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar. Ndërsa si këshilltarë për komunikimin dhe mediat Presidenti Begaj ka zgjedhur dy gazetare; Lira Çanga, e cila ka punuar në OSBE dhe Alisa Demollarin.