Politikë

Eduard Selami shfaqet pak ditë para 11 dhjetorit për VOA-n: Berisha e kaluara! Unë e kam mbyllur me Shqipërinë. PD- në ta marrin të rinj

Eduard Selami shfaqet pak ditë para 11 dhjetorit për VOA-n: Berisha e

Ky është një debat i vonuar thotë Eduard Selami ish-kryetar i PD-së duke folur për një intervistë , lidhur me krizën në PD, turin e Berishës dhe partinë e Bashës.

Selami thotë se fakti që PD është në këtë ditë të vështirë ka një emër, dhe ajo e keqe është Sali Berisha.

Për Berishën Eduart Selami tha: Fatkeqësia e PD-së ka qënë zoti Berisha i cili edhe pas shpalljes non-grata nga Departamenti i Shtetit qartësisht tregon se ka qënë pengesë për demokracinë shqiptare. Ka patur shanse historike si askush tjetër në Shqipëri dhe i ka shpërdoruar këto shanse dhe vazhdon përpjekjen për të mbajtur peng PD-në. Dëshira ime do të ishte që zoti Basha ta kishte filluar këtë debat më përpara, por zoti Basha provoi se nuk është një lider natyral i PD-së, por i përzgjedhuri i Berishës për ditët e tij të këqija.

Për Lulzim Bashën ai thotë se do ta ketë të vështirë, por mund të mbijetojë sepse në Shqipëri partitë janë të kryetarëve.

"Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës. Nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata. PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet”, tha Eduart Selami.

I pyetur nëse ai do të kthehej për të rikandiduar është përgjigjur kategorikisht Jo.

Atje ka plot të rinj, që do uroj do ta çojnë përpara PD, duke e shkëputur nga e shkuara.

"Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet", përfundoi Selami.

Tiranapost.al