Politikë

Edi Rama: Nuk po shfrytëzoj rastin për ta bërë tradhtar. Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me publikun për akuzat

Edi Rama: Nuk po shfrytëzoj rastin për ta bërë tradhtar.

Kryeministri Rama në Real Story thotë se nuk po kërkon të shfrytëzojë rastin lidhur me rolin e Bashës dhe raportin e Dick Marty-n i cili ka mbledhur prova kundër UÇK, por thekson se duhet të mbahet qëndrim qoftë përse u votua ajo rezolutë në Këshillin e Europës dhe roli konkreti i Bashës sepse është parë një shmangie e vazhdueshme nga lideri i opozitës i cili sot tha se kishte pritur 7 ditë për ti thënë 'të vërtetat e tij' në Opinion.

Situata e Kosovës, pse jeni kaq i angazhuar për këtë çështje?

Më shumë se unë është një pjesë e konsiderueshme e mendjes që më ka kornizuar si kaq të angazhuar. Ky debat është hapur si rezultat i një dëshmitari të asaj kohe dhe mosmarrjes së një qëndrimi të qartë, kreut të Partisë Demokratike.

Kam lexuar twittet tuaja pafund, ju dini diçka që ne nuk e dimë apo atë që kanë dhënë mendiat?

E vërteta është që në ç’ka po ndodh në lidershipin e vënë nën akuzë kanë vetë shqiptarët që kanë folur, kanë mbajtur fjalime dhe prononcime nga më të hatashmet të cilat janë grumbulluar dhe janë kthyer në pyetje. Në themel të kësaj historie është edhe raporti i Dick Marty që qeveria e Berishës e votoi pro dhe ne e kemi votuar kundër. Janë të gjitha bashkë. Ajo që unë kam kërkuar nuk ka lidhje me fushatën apo për të përdorur ndonjë kauz por ka lidhje me një fakt të thjeshtë që mendoj se kreu i PD që udhëheq një parti që pretendon të udhëheq vendin për rolin e tij. Nuk jam në kushtet kur po kërkoj të shfrytëzoj rastin për ta atemuar si tradhëtar sepse unë i kam vuajtur në kurrizin tim dhe nuk i përdor për të tjerët. Kjo është transparencë për publikun.

Duhet të mbahet qëndrim qoftë përse u votua ajo rezolutë në këshillin e Europës dhe roli i tij sepse është parë një shmangie e vazhdueshme.

Dëshmitarët që unë kam parë nuk besoj se kanë arsye të gënjejnë. Ai i bishnon ballafaqimit me publikun.