Politikë

Duket si i parrezikshëm për demokracinë, por vota për Bashën rikthen Berishën dhe Metën

Duket si i parrezikshëm për demokracinë, por vota për

Nga Lezha, drejtuesja politike e PS-së, Lindita Nikolla e cilësoi PS si partinë që punon, ndërsa tha se vota për Bashën, i cili në dukje është i parrezikshëm për demokracinë, do të rikthente në pushtet Sali Berishën me Ilir Metën. Ish ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se 25 Prilli do të shërbejë si një referendum për të nxjerrë në mërgim Sali Berishën, për të larguar Ilir Metën nga presidenca, dhe për të lënë Monika Kryemadhin në krye të minorancës.

Lindita Nikolla:

Lulzim Basha është në krye të një SHPK-së, që drejtohet nga Sali Berisha dhe nga Ilir Meta dhe që kanë të gjitha aksionet, këtë e kanë kuptuar Lezhjanët. Në dukje duket si i parrezikshëm për demokracinë, por në fakt vota për Lulzim Bashën, është vota për të rikthyer Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye të pushtetit. Në 25 prill lezhjanët do të zgjedhin njeriun që ka sfiduar dy momente tejet të vështira siç është pandemia dhe tërmeti.

Por do bëhen bashkë në një referendum, që është një referendum për zhvillimin, për të vijuar Reformën në Drejtësi, është një referendum për të nxjerrë Sali Berishën në mërgimin e tij me qytetarin dixhital, për të larguar Ilir Metën nga presidenca dhe për të lënë Monika Kryemadhin në krye të minorancës.

Prandaj ne e dimë sesa e rëndësishme është vota për PS-në për të vijuar betejat dhe për të finalizuar këtë beteja të nisura.

*Tiranapost.al.