Politikë

Doktoreshë Najada Çomo ftesë nga Rama për t’u bërë kandidate e PS

Doktoreshë Najada Çomo ftesë nga Rama për t’u

Në prezantimin e programit për shëndetësinë të PS, kryeministri Rama ka lajmëruar se doktoreshë Najada Çomo do të kandidojë për deputetete nën siglën e socialistëve. Rama tha se ftesa vjen për të pasur një zë të vlefshëm në parlament për shëndetësinë dhe jo thjesht një tjetër deputetete. Ai i ka premtuar se ftesa ka ardhur jo që ajo të bëhet si politikanët, por këta të fundit të bëhen si ajo.

"Për ekipin tonë na duhet të lutim dorën e bashkëpunimit për njerëz që janë në vijën e zjarrit. Kush më mirë sesa vetë komandantja e vijës së zjarrit e njohur nga të gjithë të vijë ne... jo për t’u bërë deputetje a rradhës dhe as për të lënë vijat e zjarrit që janë bërë shumë të ashpra, por për të qënë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave ku lufta është sy më sy... Të jap fjalën se ne nuk duam të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ti. Me kënaqësi kemi marrë aprovimin tënd."- ka thënë kryeministri Rama.

Nuk dihet nëse ikja e Tritan Kalos nga komiteti sot ka lidhje direkte me ketë lajm apo nëse ky i fundit ka aspiruar politikën.

tiranapost.al