Politikë

“Do ikë kur t’i fiket kandili”, Bledi Çuçi shpjegon deklaratën për Ardi Veliun

“Do ikë kur t’i fiket kandili”, Bledi Çuçi

Gjatë një deklaratës për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shpjeguar deklaratën e djeshme për ish-drejtorin e policisë Ardi Veliun se do largohej pasi t’i fikej kandili duke thënë se është keqkuptuar pasi ishte një retorikë e përdorur për Opozitën në Komisionin e Sigurisë.

Çuçi ka theksuar se Veliu e ka përfunduar detyrën me rezultate të larta dhe treguesit e sektorit të Policisë i tregojnë më së miri këto.

“Zoti Veliu largohet nga kjo detyrë me rezultate shumë të larta duke e çuar në nivele si asnjëherë tjetër në këto 30 vite përformancën e policisë së shtetit dhe këtë falë përkushtimit maksimal, profesionalizmit që ka demonstruar zoti Veliu në këto 4 vite në drejtimin e Policisë dhe besoj se të gjithë treguesit e sektorit të policisë flasin për një rritje edhe një standard në nivele maksimale.”, ka thënë Bledi Çuçi.

Tiranapost.al