Politikë

Deputeti i Bashës tenton të shkojë si në një ditë normale në seli, por ja situata me protestuesit

Deputeti i Bashës tenton të shkojë si në një ditë

Protesta e 8 janarit ka nisur me tensione dhe jo me pekule. I pari që është vënë në shënjestër të protestuesve ka qëlluar të jetë deputeti Roland Bejko, i cili nga pamjet në video të xhiruara nga mediat shfaqet teksa tenton të hyjë në seli dhe protestuesit e pengojnë.

Për shkak të pranisë së protestuesve ai nuk ka mundur të hyjë në seli dhe shihet një moment kur deputeti Bejko që ka zgjedhur të tentojë për të shkuar në seli si në një ditë normale, është marrë si provokim nga protestuesit të cilët kanë kujtuar se nuk ka normalitet më në selinë e PD-së, përsa kohë vazhdon konfliktii Basha- Berisha.

Bejko u largua duke mundur me vështirësi të japë një prononcim për mediat.

"Në shkurt të 1991 ishim duke organizuar protestën kundër Enver Hoxhës, aty na ka ardhur turma e Enveristëve na ka shkelu me këmbë. Ne luftuam për demokraci dhe shikoni si manifestohet sot nga këta. Sot marrim këta shembuj, ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e elitës së PD që e kanë lënë partinë në këtë pikë. Erdha për t'u futur në seli dhe u ndesha me këtë reagim. I them Berishës të mbajë njerëzit në kontroll sepse këtë që më bënë mua këta sot, na e ka bërë vetëm Enver Hoxha në 1991 në Gjirokastër. Këtë e bëjnë sot këta që unë kam ftuar 30 vite për demokraci. Nuk kanë faj këta, faj ka ai që i ka sjellë këtu që të vriten demokratët. Të arrijnë sot njerëz që i kë dhënë bukë të të qëllojnë nga mbrapa. Kjo është bërë vetëm për interes të Berishës. Unë e kam mbështetur Berishën nga ‘97 në 2013, ka një moment që boll është boll.", tha Bejko.

Tiranapost.al