Politikë

Demokrati që nuk gjeti emrin në listë, në njësinë ku Basha mori më shumë vota se votues

Demokrati që nuk gjeti emrin në listë, në njësinë

Prej fillimit të procesit zgjedhor për kreun e PD, anëtarë të PD-së të njohur si kritikë të Bashës kanë denoncuar faktin se emri iu është hequr nga lista dhe për këtë arsye nuk kanë pasur të drejtën për të votuar mes 4 kandidatëve.

Një prej tyre është Anëtari Këshillit Kombëtar, Indrit Hoxha, i cili ka shkuar në njësinë e tij për të votuar ditën e djeshme, por nuk e ka gjetur emrin në listë. Për çudi, në njësinë 8 në Tiranë Basha rezultoi të ketë fituar me 111% të votave, pra nga 1162 votues të cilët kanë qenë në listë, kanë votuar 1295.

Përvojën e tij, Hoxha e ka treguar me një status në Facebook, ku shkruan se Basha nuk mund t’i heqë emrin nga lista dhe nuk e largon dot as nga PD, pavarësisht se vota e tij ngelet de facto minus për një kandidat. Ai e quan veprim prej komunisti heqjen nga lista. Kujtojmë se kreu i Komisionit në PD Gjana dy ditë para zgjedhjeve tha se janë hequr nga lista ata anëtarë të PD të cilët kanë bërë fushatë për një kandidat të një partie tjetër në zgjedhjet e 25 Prillit. Por për kë bëri fushatë Hoxha përveç kritikave të hapura ndaj lidershipit të PD-së?

Eksponentë të tjerë në PD e kanë quajtur procesin të parregullt dhe maskaradë politike.

Postimi i plotë i Indrit Hoxha:

Shkova ne njesine 8 ne degen e PD per te votuar, dhe rezultoi qe emri im ishte hequr si antar i PD, ky eshte nje turp qe rendon mbi Lulzim Bashen. Ti mund te kesh ne dore heqjen dhe vendosjen e emrave ne liste, por nga PD ti sme largon dot, perkundrazi me kete veprim te ulet komunist qe ke bere thjeshte me ke motivuar me shume per te folur dhe luftuar mbi vlerat dhe parimet e meritokracise dhe mirenjohjes politike.Aksionet e mia ne PD ti nuk i fshin dot,je antar me i vone se une PD.

Ndërkaq, pritet të zyrtarizohet rezultati i zgjedhjeve, ku Basha rezulton të ketë fituar me 81 % të votave, ose me 1281 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 486 vota, Fatbardh Kadilli me 39 vota dhe Edith Harxhi me 40 vota.

*Tiranapost.al.