Damian Gjiknuri prezanton Blendi Klosin në Vlorë, shokun e partisë, pas shkarkimit të Ahmetaj

Damian Gjiknuri, ish-drejtuesi politik i Vlorës, ka prezantuar shokun e partisë, Blendi Klosin, i cili u emërua atje pas shkarkimit të Ahmetajt nga Rama. Politika është e të papriturave dhe duket ironike, por Gjiknuri dhe Ahmetaj nuk kanë patur një raport të mirë asnjëherë në parti.
I pyetur për Ahmetajn nga gazetarët, Gjiknuri u përgjigj: Këto janë lëvizje normale para fushatave zgjedhore ku secili merr pozicionin tij si lojtar që ekipet japë maksimumin e tij. Në emër të fushatës po marrim rolet tanë.
Ndërsa Klosi për marrjen e detyrës u shpreh: Për këdo socialist është një nder i madh të bësh jetën e partisë në Vlorë. Për të arritur të njëjtat rezultate që kjo parti ka arritur gjatë gjithë periudhën post-tranzicionit. Partia, e cila që dëshmuar të dalë të jetë e suksesshme sepse ka qenë bashkë. Detyra jonë është që ne të jemi bashkë me qytetarët. Vlora si një qark i madh ka nevojë për shumë.